Ekonomia

Fondi Global i Mjedisit, 1. 9 milion dollarë për projektin e ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën marrëveshjen me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP), për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem.

Ky projetk do të realizohet nëpërmjet një granti prej 1 903 000 dollarë nga Fondi Global i Mjedisit (GEF), dhe UNEP do të shërbejë si agjenci zbatuese e fondeve të GEF-së.

Marrëveshja synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës së Kune-Vainit, duke bërë të mundur dhe rritjen e kapaciteteve, në nivel qendror, dhe të komuniteteve lokale, që jetojnë pranë sistemit të lagunës Kune-Vain (SLKV), që të përshtaten ndaj ndryshimit të klimës, duke përdorur një strukture të integruar të ndërhyrjeve për adaptim, bazuar në ekosistem (EbA).

Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e palëve dhe do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2019, me përjashtim nëse përfundohet me herët. Megjithatë, efektiviteti i projektit do të jetë data e marrjes, nga agjencia ekzekutuese, e këstit të pare të fondeve. Në programin buxhetor afatmesëm 2016-2018 janë planifikuar financimi i huaj dhe kontributi i qeverisë shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button