Kronika

Forcohen masat e sigurisë në Rinas, anulohet fluturimi drejt Stambollit

 Atentati i ndodhur në Stamboll mbrëmjen e djeshme ka bërë që forcat policore të Aeroportit të “Rinasit” në zbatim dhe të procedurave të sigurisë të rrisin kontrollet e tyre.

Siç mësohet nga burime të Policisë së Shtetit kontrollet janë brenda normave dhe standardeve të sigurisë të përcaktuara nga procedurat policore. Policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këto kontrolle.

Mësohet gjithashtu se është anuluar fluturimi i planifikuar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit “Ataturk” në Stamboll. Në faqen zyrtare të aeroportit njoftohet se fluturimi i planifikuar me Turkish Airlines në 09:25 është anuluar.

Ende s’ka njoftim se kur do të kryhet ky fluturim, kjo për shkak të situatës së rënduar në Turqi. Një natë më parë një shpërthim i përgjakshëm u mori jetën 36 personave dhe 150 të tjerë u plagosën në aeroportin e Stambollit “Ataturk”. Sulmi dyshohet se është kryer nga ISIS përmes 3 kamikazëve që vranë me pushkë njerëz të pafajshëm dhe më pas shpërthyen bombat që kishin në trup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button