Forcohet kuadri ligjor kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’, të ndryshuar”.
Zëvendësministri i Financave, Andi Mehmeti, u shpreh se projektligji synon përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe institucional në këtë fushë, duke e përafruar atë me standardet më të fundit ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Sipas tij, vlerësimet e taskforcës së Veprimit Financiar tregojnë se Shqipëria ka bërë progres në formalizimin e ekonomisë, në reduktimin e përdorimit të parasë cash dhe në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për parandalimin e krimit financiar.
Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, theksoi se ndryshimet synojnë forcimin e mekanizmave ligjorë dhe përfshirjen për herë të parë të konceptit të financimit të armëve të dëmtimit në masë, duke zgjeruar fushën e veprimit të ligjit.
“Projektligji parashikon detyrime të shtuara për subjektet, përfshirë masa më të forta për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe raportim të detyrueshëm në çdo rast dyshimi, pavarësisht pragjeve të përcaktuara”, tha ai.
Një element i rëndësishëm është edhe fuqizimi i rolit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, e cila do të ketë kompetenca të zgjeruara për analiza strategjike dhe koordinim ndërinstitucional, si dhe të drejtën për të mbledhur të dhëna për hartimin e Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut.
Po ashtu, projektligji parashikon mundësinë e bllokimit ose ngrirjes së përkohshme të transaksioneve financiare deri në 72 orë në rastet e dyshimeve të bazuara, përfshirë edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Në të njëjtën kohë, parashikohet hartimi dhe rishikimi periodik, jo më pak se çdo katër vjet, i Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut dhe planit përkatës të veprimit, me synim rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi Koçi.
Në interes të pyetjes së deputetit të opozitës Erald Kapri, se çfarë po bëhet për rritjen e sigurisë financiare në vendin tonë në sektorin e ndërtimit, Koçi tha se shumica e rasteve të referuara në organet ligjzbatuese lidhen me aktivitetet në ndërtim dhe pasuritë e paluajtshme, duke shtuar se shumica e sekuestrove realizohen në këtë sektor.
Ai theksoi se institucionet po forcohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.
“Patjetër që sektori i ndërtimit mbetet motor i zhvillimit të vendit, duke kontribuar rreth 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Objektivi ynë është që aktiviteti i tij të kthehet në një drejtim të qëndrueshëm zhvillimi”, theksoi Koçi.
Duke folur për sigurinë e tregjeve financiare, ai vuri në dukje hyrjen e Shqipërisë në sistemin SEPA, daljen nga lista gri dhe stabilitetin e arritur financiar, duke theksuar gjithashtu se SEPA ka ulur ndjeshëm kostot për qytetarët.
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/1-24-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/2-15-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/3-15-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/4-14-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/5-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/04/6-12-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
e.xh/








![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.