Kosova

“Fortesa” financon realizimin e përmendores së Adem Jasharit në Aeroportin e Prishtinës

forts-690x388Më 28 nëntor inaugurohet projekti i përmendores së Adem Jasharit në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari. Projekti në vlerë prej 300 mijë eurove është dhuratë nga kompania “Fortesa”.

“Përmendorja… që pritet të inaugurohet më 28 nëntor të këtij viti, është dhuratë e kompanisë ‘Fortesa’ për Aeroportin që mban emrin e heroit legjendar. Për më shumë, përmendorja vlerësohet të jetë dhuratë edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke nderuar vlerat e luftës shumëvjeçare çlirimtare të popullit të Kosovës dhe duke prezantuar dhe përjetësuar këto vlera tek të gjithë udhëtarët e Aeroportit”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

“Është nderë dhe kënaqësi e kompanisë tonë të jemi të përfshirë në këtë projekt, si dhe në promovimin e vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës drejt jetësimit të shtetit”, deklaron Shemsi Sahiti, pronar në kompaninë “Fortesa”.

Mësohet se projekti është idejuar nga Paper Communications, kompani vendore e marketingut dhe komunikimit, derisa punët rreth realizimit të projektit janë udhëhequr dhe realizuar nga “Fortesa”. Përveç përmendores, projekti do të ketë të instaluar edhe sistem modern të fontanës që do të jetë aktiv gjatë gjithë kohës dhe do te jetë i rrethuar nga pjesë te gjelbëruara.

“Projekti në tërësi kapë shumën prej 300 mijë eurove dhe të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga kompania ‘Fortesa’. Jemi të nderuar me mundësinë e dhënë dhe kemi bërë maksimumin që punimet të jenë të nivelit më cilësor, duke përdorur produktet dhe shërbimet më kualitative me të cilat disponojmë në treg. I gjithë procesi është menduar mirë dhe është trajtuar me respektin më të madh, pasi që kemi të bëjmë me një figure legjendare të heroit Adem Jashari. Vlerësojmë se dizajnimi dhe ideja është mjaft moderne, derisa mjetet e përdorura dhe cilësia e ndërtimit është e nivelit më të lartë – ashtu si i ka hije një legjende”, deklaron Sahiti gjatë bisedës.

“Fortesa” është kompani e produkteve sanitare dhe të banjos, e themeluar në vitin 1991. Sot “Fortesa” numëron 70 punëtorë dhe në portfolion e saj ka një numër të produkteve cilësore dhe moderne për sanitari, banjo dhe shtëpi, ndërsa njihet në tregun tonë për profesionalizmin në realizimin e punëve.

Mësohet se përmendorja do të inaugurohet zyrtarisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Aeroporti dhe familja e Adem Jasharit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button