Forumi ekonomik Shqipëri Ukrainë. Kërkohet marrëveshje e tregtisë së lirë
Alban Zusi president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare i cili çeli këtë forum tha se potencialet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve janë shumë të mëdha.
“Produktet ukrainase janë prezent në tregun shqiptarë përmes personave të tretë po ashtu edhe ato shqiptare eksportohen në tregun e Ukrainës. Në këtë kontekst menduam të vëmë ballë përballë bizneset shqiptare me ato ukrainase me interesa të njëjta në eliminim e personave të tretë. Ftesa iu drejtua edhe përfaqësuesve të dy qeverise që janë sot me në këtë panel për ta mbështetur këtë proces në lehtësimin dhe heqjen e çdo barriere tregtare. Prandaj pas këtij forumi biznesi një përfaqësi e Qendrës së Eksporteve Shqiptare sëbashku me përfaqësues të qeverisë së Ukrainës dhe asaj shqiptare do të bisedojmë me qëllim nisjen nga puna për të hedhur hapat e duhur drejt finalizimit në një të ardhme të shpejtë të një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vende” u shpreh Alban Zusi.
Genti Kërri sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes u ndal në vizionin e qeverisë Shqiptare për sa i përket ekonomisë dhe në veçanti se çfarë duhet bërë më shumë në konsolidimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
“Pala shqiptare është në dijeni të propozimit Ukrainas për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve. Qeveria shqiptare do të analizoje dhe do të vlerësojë me seriozitet këtë sugjerim në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, me dispozitat e MSA-së, me politikën e përbashkët tregtare të BE-së dhe bazuar gjithashtu në përfitueshmërinë ekonomike dhe tregtare reciproke. Sipas të dhënave të regjistrit tregtar të vitit 2017, janë 19 (nëntëmbëdhjetë) biznese ukrainase apo me kapital të përbashkët aktive në Shqipëri, në pasuritë e patundshme, hoteleri, restorante, turizëm, shitje me shumicë e pakicë dhe në shërbime, por me një vlerë të ulët stoku të kapitalit të investuar” tha ai.
Alexey Perevezentsev, Sekretar Shteti, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë në qeverinë e Ukrainës i tha të pranishmëve në forum se qeveria e vendit të tij është shumë e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare me Shqipëri për ti çuar ato në po ato nivele bashkëpunimi me vendet e tjera të rajonit.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ishte një partner i rëndësishëm i Qendrës së Eksporteve Shqiptare në bërjen realitet të këtij forumi Z.Genti Beqiri,Drejtor Ekzekutiv, në fjalën përshëndetëse tha se është një numër i vogël investimesh nga Ukraina në Shqipëri por ka shumë potenciale të tjera për tu eksploruar. “Eksportet me Ukrainën kanë filluar të rriten mbi 30 përqind dy tre vitet e fundit gjë që është një aspekt shumë pozitiv. Ne kemi disa oferta në marrjen pjesë të panaireve të përbashkëta në të dy vendet dhe intensifikimin e shkëmbimeve të informacionit përmes rrjetit evropian të bizneseve” .
Në këtë forum mori pjesë edhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ukrainë Z.Gennadiy Chyzhykov i cili gjatë drejtimit të kësaj dhome tregtie ka bërë shumë në konsolidimin e bizneseve ukrainase dhe njohjen ne tyre në botë. Z. Chyzhykov është udhëheqës i një sistemi të konsoliduar dhe prezanton 25 dhoma tregtie në Ukrainë. Ai e quajti këtë forum një mundësi të jashtëzakonshme për intensifikimin e mardhënive tregtare mes dy vende. Z. Chyzhykov theksoi se Uktaina është prodhuesi i dytë më madh në botë për grurin. Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Ukrainës u shpreh optimist kur tha se dëshironte shumë që pas disa vitesh shkëmbimet tregtare mes dy vënde të dhjetëfishoheshin.
Ines Mucostepa Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë tha se “Ky forum përcjell energji pozitive si për ne që jemi përfaqësues të dhomave të tregtisë po ashtu edhe bizneset që kanë mbushur këtë sallë. Shpresoj shumë që takimet mes jush të jenë frutdhënëse dhe ky forum të mbyllet me sa më shumë kontrata. Në regjistrin e sipërmarrjes sot janë 19 kompani ukrainase që operojnë në Shqipëri, në muajt dhe vitet në vazhdim do të shtohen me patjetër. Sëbashku me kolegun tim nga Ukraiana ne jemi të angazhuar në përfaqësimin sa më dinjitoz të bizneseve nga vendet tona.”.
Adela Leka, zëdhënëse e bordit drejtues, të ProCredit Bank në Shqipëri sponsori gjeneral i këtij forumi u shpreh se “Banka ProCredit ndërmori iniciativën për të mbështetur realizimin e këtij eventi bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe partneriteteve të reja, si ndikues të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bizneseve. Organizimi i aktiviteteve, që në fokus të tyre kanë ofrimin e mundësive të reja të biznesit, ngritjen e network-ut, informimin dhe promovimin e biznesit të klientëve tanë janë në fokus të bankës ProCredit. Tashmë eventet Business to Business, panairet dhe seminaret informuese janë kthyer në traditë për ne. Bizneset shqiptare SME shfaqin potencial të lartë jo vetëm për bashkëpunim rajonal, por edhe më gjerë, gjë e cila demonstrohet dhe nga interesi dhe prezenca juaj sot. Ju keni avantazhin që marrëdhëniet midis bizneseve tuaja dhe Ukrainase të mbështeten krejtësisht dhe nga bankat simotra ProCredit, ProCredit Shqipëri dhe Ukrainë, si pjesë e të njëjtit grupit bankash. Bankat ProCredit që operojnë në Shqipëri dhe Ukrainë ofrojnë për ju një sërë lehtësish në mënyrë që marrëdhëniet dhe transaksionet e biznesit midis bizneseve të dy vendeve të kryhen shpejt dhe me kosto minimale.” deklaroi ajo.
Në forum morën pjesë Luan Bregasi, President, “Business Albania” dheValentina Gjoka, Nënkryetare e Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Elvira Sevostianenko, presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Donetsk, e cila tashmë i është bashkuar Qendrës së Eksporteve Shqiptare prezantoi kompanitë që kanë ardhur nga Ukraina në këtë mision biznesi.
U nënshkruan edhe dy memorandume. Memorandumi i parë i Mirëkuptimit u Ines Mucostepa Presidente, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, sëbashku me Z Z.Gennadiy Chyzhykov Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ukrainë. Ndërsa memorandumi i dytë i Mirëkuptimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Donetsk dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mungesë të Z. Nikolin Jaka mori firmat e Valentina Gjoka, Nënkryetare e Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Zonja Elvira Sevostianenko, Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Donetsk. Më pas u vijua në takimet B2B mes bizneseve shqiptare dhe ato ukrainase.