Ekonomia

Forumi Shqipëri-Turqi, bizneset turke interes për bujqesine, turizmin dhe tekstilet

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH), në bashkëpunim me Unionin e Dhomave te Tregtisë dhe Bursave të Turqisë, organizuan të premten në Tiranë takimin e radhës të “Forumit të biznesit Turqi – Shqipëri”, me pjesëmarrjen e biznesmenëve potenciale nga të dy vendet, për nxitjen e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit e fasonëve.

Kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, Ilir Zhilla, u shpreh se, prania në këtë event shumë të rëndësishëm e përfaqësuesve më të lartë të bizneseve turke dhe shqiptare, por jo vetëm, është shprehje e marredhënieve të shkëlqyera tregtare dhe ekonomike që ekzistojnë midis dy vendeve tona. “Forrumi i biznest Shqipëri-Turqi, tashmë është shprehje e mbështetjeve maksimale që kanë kompanitë e bizneset e dy vendeve tona në zhvillimin bashkëpunimit reciprok dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Turqi”, tha ai.

Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj, njohu pjesëmarrësit, veçanërisht investitorët turq, me rolin dhe misionin e rëndësishëm të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar në mbrotjen e interesave të agrobiznesit dhe mbështetjen e tyre në sipërmarrje të reja mbi bazën e politikave lehtësuese të qeverisë. “KASH e konsideron Turqinë si një partner strategjik, me histori të gjatë bashkëpunim me Shqipërinë dhe që sot synojmë ta intensifikojmë e zgjerojmë bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit, tha Rrapaj.

FORUMI SHQIPERI-TURQI (2)Ne Forum mori pjese edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë Turqi-Shqipëri, Muharrem Can. Gjate fjales se tij, Can vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm Turqi-Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, qe ka shënuar rritme të rritjes pozitive nga viti në vit, ndërsa parashtroi mundësi të reja të bashkëpunimit në sektorët e bujqësisë, turizmit, tekstileve dhe automjeteve.

“Ky forum është një takim shumë i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejshëm të marredhenieve të shkelqyera, si edhe ne zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar e të gjithanshëm mes të dy vendeve”, tha ai, ndërsa nënvizioi se, lidhjet e hershme e të pafundme tradicionale, miqësore e partneriteti, mes dy popujve riaprovojnë vendosmerine e dy vendeve për ta çuar bashkëpunimin në nivele edhe më të larta.
Forumi vijoj me takime B2B mes biznesmenëve të pranishëm shqiptaro-turq në fusha të ndryshme të ata përfaqësojnë dhe kërkojnë të zgjerojnë hapesirat e tregtisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button