Kronika

FOTO: Sendet personale të Musine Kokalarit

Nëse do të ishte gjallë, sot ajo do të festonte 99-vjetorin.

Këto në foto janë sendet personale të Musine Kokalarit të cilat kanë mundur që t’i rezistojnë kohës.

Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.

Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.

Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg.

Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.

Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen.

Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta.

Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit.

Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, iu dha pas vdekjes medalja “Martir i Demokracisë”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button