Kronika

Fotoja me Shqiponjën, flet një nga rekrutët shqiptarë: Ja si është e vërteta

Një nga 7 rekrutët me origjinë shqiptare të cilët dolën në një foto duke bërë me duart shqiponjën brenda në repart, ka folur për mediat greke.

Ai është 23 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Greqi që në moshë të vogël bashkë me familjen. Tani jeton në Kypseli.

I riu ka folur për televizionin grek “Star” me zë të ndryshuar ndërsa ka theksuar se fotoja është bërë për qejf.

23 vjeçari ka thënë se ai dhe të tjerët që janë në foto, nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë.

Gjithashtu ai ka thënë se asnjë, as nga Greqia dhe as nga Shqipëria, nuk iu ka kërkuar të bënin atë foto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button