☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.32 ▲4.43%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,373 ▼ -2.71% ETH $2,072 ▼ -4.69% XRP $1.3750 ▼ -3.06% SOL $87.7300 ▼ -5.29%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Francë, 5 sulme terroriste të shmangura nga policia

Policia franceze ka shmangur pesë sulme terroriste në muajt e fundit, ka deklaruar kryeministri Manuel Valls. Valls tha për një radio franceze se sulmi i fundit ishte ai i planifikuar ndaj kishave në lagjen periferike të Parisit, Villejuif.

Autoritetet në Francë kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë pas sulmeve të ndodhura ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” dhe një supermarketi hebre në janar.

“Rreziku nuk ka qenë kurrë më i lartë. Nuk jemi përballur kurrë më parë në histori me këtë lloj terrorizmi”, tha Valls.

Ai saktësoi se 1.573 shtetas francezë ose banorë të Francës janë përfshirë në rrjetet terroriste, 442 prej të cilëve besohet se ndodhen në Siri.

Nga këta të fundit, 97 kanë humbur jetën në këtë vend ose në Irak, 7 prej të cilëve duke kryer sulme vetëvrasëse.

Komentet e kryeministrit vijnë një ditë pasi forcat e rendit njoftuan arrestimin ditën e diel të një personi me origjinë algjeriane që planifikonte të sulmonte objektet e kultit.

Gjithësesi, plani u zbulua rastësisht pasi 24-vjeçari qëlloi aksidentalisht veten dhe më pas lajmëroi ambulancën.

Ndërsa kur në vendin e ngjarjes mbërriti policia, agjentët gjetën një arsenal armësh në banesën dhe në makinën e Sid Ahmed Glahm, si dhe planet e skicuara për kishat që ai do të sulmonte.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve deklaroi se 24-vjeçari Glahm ishte një personazh i njohur për shërbimet e sigurisë pasi disa herë kishte shprehur dëshirën për të udhëtuar në Siri e për t’u bashkuar me militantët islamikë që luftojnë atje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.