Fushata e mbjelljeve pranverore, fermerët përballen me rritje kostosh
Ka nisur zyrtarisht fushata e mbjelljeve pranverore në vend, ndërsa fermerët janë angazhuar në përgatitjen e tokës dhe mbjelljen e kulturave të para bujqësore. Eksperti i bujqësisë në Shkodër, Sherif Brahaj, shprehet se kjo periudhë është vendimtare për ecurinë e prodhimit gjatë gjithë vitit, ndërsa kulturat që po mbillen janë qepët, patatet etj.
“Fushata ka filluar me mbjelljen e patates, qepujkës dhe qepës si kultura që e kanë pragun e mbjelljes në temperatura relativisht më të ulëta se sa kulturat e tjera. Vazhdon fushata më pas me mbjelljen e jonxhës, ndërsa në prill është fushata e misrit, fasules dhe bimëve të tjera perimore të fushës,” – shprehet Brahaj.
Sipas ekspertit, çmimet e inputeve bujqësore kanë pësuar rritje, duke përfshirë farërat, plehrat kimike dhe produktet mbrojtëse. “Kulturat që kanë kosto më të lartë dhe fitim më të ulët janë gruri, ndaj sipërfaqet e mbjelljes së grurit janë në minimum,” – shton ai.
Ecuria e këtij sezoni pritet të jetë një tregues i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e sektorit, i cili vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.