Ekonomia

Fushata, MF dërgon për hetim doganierin e Kakavijës

Ministria e Financave ka kërkuar hetim për punonjësin e doganës Kakavijë, Erlis Shalari, i cili sipas saj, “rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive në fushatë elektorale”

Ai akuzohet se është përfshirë në fushatën e PS. Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se është “informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e z. Erlis Shalari, punonjës i doganës Kakavijë.”

“Nisur nga informacionet, Shalari rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.”

Gjithashtu Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave thotë se i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button