Qeveritare

Fushatë informuese-Gjosha: Të rinjtë, potenciali më i madh për zhvillimin e vendit

Rinis-fushata-informuese-ne-shkolla-per-integrimin-525x350Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, mori pjesë sot në prezantimin e ekspozitës lëvizëse në ambientet e  shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet si dhe zhvilloi gjithashtu, një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle,  në lidhje me sfidat  që e presin vendin për proçesin e integrimit.

“Duhet të kontribuojnë për proçesin e integrimit në BE”. Ky është sllogani që ministrja Klajda  Gjosha ka ndërmarrë fushatën informuese me studentët pasi sipas saj, informimin i të rinjve është thelbësor për proçesin integrimit të vendit.

Gjosha, duke folur me të rinjtë tha se “Jam e kënaqur që ne i rikthehemi fushatës informuese me të rinjtë në shkollën tuaj. Ju e dini që pa ju nuk mund të çojmë përpara proçesin e integrimit. Jeni pikërisht  ju vazhdimësia e tij dhe duhet  që ta njihni këtë proces sa më mirë që në bankat e shkollës”.Rinis fushata informuese ne shkolla per integrimin (3)

Po ashtu, Ministrja iu përgjigj pyetjeve të nxënësve, të cilët shprehën mjaft interes të dinin më shumë mbi zhvillimet e pritshme.  E pyetur për  politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gjosha theksoi se pavarësisht se 5 vitet e ardhshme BE-ja, nuk do të ketë anëtarë të rinj, Shqipëria nuk duhet të ndalet për asnjë moment me përmbushjen e detyrimeve të saj.

“Për ne është me mjaft rëndësi realizimi i reformave, për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë së pari një të ardhme më të mirë, ju të rinjve më shumë mundësi.  Nuk ka rëndësi kur Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Proçesi i integrimit është një proçes që  do të vazhdojë dhe varet nga ne përmbushja e standardeve të kërkuara, pasi vetëm kështu mund të shkojmë në BE”, tha Gjosha.

Duke iu përgjigjur interesit të nxënësve për rolin e opozitës në këtë proçes, Gjosha nënvizoi se “kontributi i opozitës është  kusht nga BE-ja, por edhe një detyrim që vetë përfaqësuesit e saj kanë ndaj qytetarëve që i kanë votuar, pasi integrimi sipas saj nuk mund të realizohet pa gjithpërfshirje”./a.g/

Në lidhje me  pyetjen cilat janë detyrimet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Ministrja Gjosha u shpreh se “në fazën që ndodhet vendi, pas marrjes së statusit, përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian është  kushti kryesor deri në hapjen e negociatave”.

Fushata informuese ka nisur vitin e kaluar në shkolla të larta publike e private në Tiranë dhe në rrethe. Kjo fushatë, iniciative e Ministrisë së Integrimit Evropian, ka për qëllim të afrojë të rinjtë sa më shumë me procesin, duke i konsideruar si forcën shtytëse dhe potencialin më të madh zhvillues për të ardhmen e vendit. Fushata do të vijojë  edhe në 16 shkolla të tjera të mesme, një pjesë e madhe e së cilave janë shkolla profesionale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button