☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.14 ▲7.9%
ARI 5,162 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,364 ▼ -0.28% ETH $2,025 ▲ +0.46% XRP $1.3678 ▼ -0.68% SOL $84.9900 ▼ -0.88%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.14 ▲7.9 % ARI 5,162 ▼0.34 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.14 ▲7.9 % ARI 5,162 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
roze

Fustani i Princeshë Dianës shitet me çmimin marramendës, thyen rekordin e modës

Fustani i Princëeshë Dianës është shitur në ankand më vlerën marramendëse prej 1,148,080 dollarësh ose 904,262 paundësh.

Princesha e Uellsit e ka veshur fustanin në vitin 1985 dhe se kjo shitje theu një rekord të ri të modës si fustani më i shtrenjtë i veshur nga Diana. Shitja u bë në Ankandet e Julien’s në Hollywood, ndërsa fillimisht ishte parashikuar të shitej me vlerë 100 mijë.

Veshja është me krahë të fryra, me ngjyrë të zezë dhe dekore blu, ndërkohë pjesa poshtme po ashtu vijon e fryrë me një fjongo me ngjyrë bojëqielli.

Diana e veshi për herë të parë fustanin në Firence të Italisë në 1985 në një darkë, ndërsa ishte në një turne mbretëror me bashkëshortin e saj Charles, Princin e Uellsit.

Artikulli i koleksionistit u ndërtua me pëlhurë të zgjedhur nga tregtari i tekstilit me famë botërore Jakob Schlaepfer dhe përmbante yje të qëndisura metalike të krijuar me kujdes nga ekipi i projektimit në Jacques Azagury.

Fundi i balerinës u konsiderua si shenjë e patronazhit të saj ndaj Baletit Kombëtar anglez dhe dashurisë së saj për kërcimin. Fustani i mbrëmjes i Princeshës Dana është një nga artikujt e shumtë të të famshmëve në shitje në Ankandet Julien’s në Kaliforni.

Më parë, fustani më i shtrenjtë i veshur nga Diana dhe i shitur në ankand ishte një fustan prej kadifeje i vitit 1991 nga Victor Edelstein, i cili u shit për 604,800 dollarë në janar.

Diana kishte veshur disa pjesë të dizajnuara nga stilistet marokeno-britanike gjatë kohës së saj me familjen mbretërore.

Artikuj të tjerë në shitje në ankand përfshijnë në bluzë të veshur nga Diana për fejesën e saj në 1981.

Ajo u shit për 381,000 dollarë ose 300,990 paund, gati katër herë më shumë se vlerësimi fillestar prej 80,000 dollarë ose 63,000 paund.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.