Maroku shpallet kampion i Afrikës pas vendimit të CAF

KAJRO, 198 mars /ATSH/ – Maroku është shpallur zyrtarisht fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, pasi Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) vendosi të përmbysë rezultatin e finales ndaj Senegalit, pas një incidenti të rëndë në fund të ndeshjes, sipas BBC
Finalja, e zhvilluar më 18 janar, fillimisht u fitua nga Senegali me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Megjithatë, ndeshja u shoqërua me polemika të mëdha kur lojtarët senegalezë u larguan nga fusha në minutat shtesë, pasi arbitri akordoi një penallti për Marokun në një moment vendimtar.
Pas një ndërprerjeje prej rreth 17 minutash, lojtarët e Senegalit u rikthyen në fushë. Penalltia e realizuar nga Brahim Diaz u prit nga portieri Edouard Mendy, ndërsa në kohën shtesë Pape Gueye shënoi golin që i dha fitoren Senegalit.
Megjithatë, pas një ankese nga Federata e Marikut, një bord apelimi i CAF vendosi se Senegali kishte shkelur rregullat duke u larguar nga fusha pa lejen e arbitrit. Si rezultat, ndeshja u regjistrua si humbje në tavolinë 3-0 për Senegalin dhe titulli iu dha Marokut.
Federata e Futbollit e Senegalit e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe të papranueshëm” dhe ka njoftuar se do ta apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Ndërkohë, reagimet nuk kanë munguar edhe nga lojtarët, të cilët kanë ironizuar vendimin në rrjetet sociale.
Vendimi i CAF ka shkaktuar debat të madh në botën e futbollit afrikan, pasi shumëkush argumenton se pavarësisht vendimit administrativ, momentet në fushë dhe festa e Senegalit si kampion nuk mund të fshihen. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.