Futbollistet e Iranit ndryshojnë mendje, vetëm dy mbajnë azilin e ofruar nga Australia
Kriza në futbollin e femrave iraniane ka marrë një tjetër drejtim. Shumica e lojtareve të ekipit kombëtar të Iranit kanë vendosur të tërheqin kërkesat e tyre për azil në Australi dhe të kthehen në shtëpi.
Vetëm dy lojtare kanë vendosur që t’i shkojnë deri në fund vendimit që morën pak ditë më parë kur kërkuan azil pranë autoriteteve të vendit në fjalë.
Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut mësohet se ky ndryshim i vendimit mes lojtareve të kombëtares së futbollit iraniane nuk është spontan, por është bërë përmjes presionit të ushtruar nga zyrtarët e Teheranit. Thuhet se futbollistet i tremben hakmarrjes së mundshme kundër familjarëve të tyre deri te konfiskimi i pronës.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.