☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gashi në Lubjanë: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri strategjike për Europën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Lubjanë, Slloveni, me temë “Ballkani Perëndimor në vorbullën e gjeopolitikës së re të sigurisë”, e organizuar nga Nizami Ganjavi International Center.

Në fjalën e tij, Gashi theksoi se integrimi europian i rajonit është një domosdoshmëri strategjike për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë kontinentin europian. Ai vuri në pah rrugëtimin e Maqedonia e Veriut drejt Bashkimi Evropian, duke përmendur kompromiset e vështira dhe angazhimin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave si dëshmi të qarta të orientimit euroatlantik të vendit.

Më tej, Gashi u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të kuptohet si një kontratë besimi, e cila kërkon përgjegjësi dhe guxim nga të dyja palët. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet parë si periferi, por si pjesë integrale e Europës, që synon të plotësojë vetveten.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit riafirmoi qëndrimin se integrimi i gjashtë vendeve të rajonit duhet të trajtohet si një proces i përbashkët, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të një perspektive të përbashkët europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.