☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gashi në takim me Stevanoviç: Sllovenia ka mbështetur RMV-në në procesin e reformave dhe integrimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Lubjanë realizoi takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviç.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Lubjanë realizoi takim zyrtar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviç.

Siç njoftojnë nga kabineti i Gashit, në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me theks të veçantë në nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Kryetari Stevanoviç theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut. Nga ana e tij, kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj procesit të reformave dhe integrimit europian, duke theksuar sfidat dhe rëndësinë e avancimit të këtij procesi për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit”.

“Bashkëbiseduesit vlerësuan gjithashtu rolin e studentëve si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve, që kontribuon në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët europiane. Të dy u pajtuan për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.