🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

Aktori Richard Gere për Trump: Një maniak që po shkatërron çdo gjë të mirë në SHBA

Aktori Richard Gere e quajti presidentin amerikan Donald Trump një maniak që po shkatërron çdo gjë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Deklarata e tij erdhu gjatë një eventi në Oslo të martën.“Po jetojmë në momentin më të errët që kam përjetuar ndonjëherë në këtë planet. Kush do ta kishte menduar se Amerika mund të bëhej kaq e errët?

Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se një maniak i tillë mund të bëhej president i Shteteve të Bashkuara? Që nga dita e parë, ky djalë ka shkatërruar pothuajse gjithçka që ishte e mirë te qeveria amerikane dhe populli amerikan”, tha aktori amerikan.

Aktori ishte në kryeqytetin norvegjez për t’i dhënë “Çmimin Ndërkombëtar Vaclav Havel për Mospajtim Kreativ” artistit të burgosur kinez Gao Zhen dhe disidentit të Myanmarit Xie në Forumin e Lirisë së Oslos.Duke vënë në dukje se kohët e fundit kishte vizituar kampin nazist të Dachau-t, Richard Gere paralajmëroi kundër indiferencës.

“Duhet të shohim shenjat, këtë diktaturë përbindëshash, shpejtësinë me të cilën po vendoset. Duhet të mbetemi vigjilentë”, theksoi ai.

Në shkurt të vitit 2025, ylli i filmave “Pretty Woman” dhe “American Gigolo” e kishte quajtur Donald Trump një “ngacmues”. Richard Gere jeton në Spanjë me gruan e tij spanjolle Alejandra Silva që nga viti 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.