🌧️
Tiranë 16°C · Shi 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 95.05 ▲0.25%
ARI 4,713 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,290 ▼ -0.98% ETH $2,290 ▼ -1.92% XRP $1.3902 ▼ -1.64% SOL $88.5600 ▼ -1.51%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.05 ▲0.25 % ARI 4,713 ▲0.05 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.05 ▲0.25 % ARI 4,713 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Konferencën Rajonale Ministrore për përballimin me ndryshimet demografike dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë, e organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNFPA.

Në ditën e dytë të punimeve të konferencës, Gashi mbajti fjalim në të cilin e theksoi rëndësinë e trajtimit të sfidave demografike si një prioritet strategjik për zhvillimin afatgjatë të shtetit, duke potencuar rolin e Kuvendit në krijimin e politikave të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Strategjia Kombëtare Zhvillimore 2024-2044, e miratuar nga Kuvendi, demografia është vendosur në qendër të politikëbërjes, si një nga gjashtë fushat kryesore strategjike. Kjo nuk është e rastësishme, por vjen si përgjigje ndaj realiteteve që i ndajmë me shumicën e vendeve rajonale dhe evropiane. Edhe vendi ynë po përballet me trende të qarta dhe sfiduese: plakje të popullsisë, rënie të natalitetit, zvogëlim të fuqisë punëtore, migrim të të rinjve dhe përqendrim të popullsisë në zonat urbane. Këto transformime strukturore kanë implikime të drejtpërdrejta për tregun e punës, sistemin pensional, shëndetësinë dhe vetë qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik”.

“Sfida demografike në vendin tonë nuk lidhet vetëm me numrat, por me cilësinë e jetës, e cila kërkon një përgjigje dhe qasje të integruar. Qasja jonë duhet të jetë e orientuar drejt shfrytëzimit të plotë të potencialit të popullsisë – duke investuar në kapitalin njerëzor, duke krijuar mundësi reale për të rinjtë, duke fuqizuar rolin e grave dhe duke garantuar kushte dinjitoze për të gjithë kategoritë e shoqërisë. Prandaj, dua të përshëndes organizatorët e kësaj ngjarje të vyeshme, që mundëson hapësirë për të materializuar këtë qasje”.

“Demografia në thelb paraqet çështje të besimit në të ardhmen. Ciceroni thoshte: “Kushdo që favorizon një pjesë të qytetarëve dhe neglizhon një tjetër, sjell të keqen më të keqe për komunitetin.” Prandaj është përgjegjësia jonë që përmes politikave racionale dhe institucioneve funksionale, të krijojmë kushte ku gjithë qytetarët pa përjashtim zgjedhin të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë familjet e tyre në vendin tonë”, theksoi Gashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.