🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,896 ▼ -0.48% ETH $2,036 ▼ -0.87% XRP $1.2890 ▼ -1.57% SOL $79.2200 ▼ -1.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

GATA-Ankara: Aty ku diplomohen mjekët ushtarakë shqiptarë

Kolene Razie Mehmeti,razie

Atashe Ushtarake e Shqipërisë në Ankara

Në bazë të Protokoll–marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë në vitin 1992  kanë filluar studimet në Universitetin Mjekësor Ushtarak GATA  në Ankara  tre studentë nga Shqipëria ku sot janë  mjekë shumë të zot në spitalin Ushtarak në Tiranë, nga të cilët mund të përmendim Arian Hodo apo dhe mjekë në spitale të tjera civile në Shqipëri.

GATA (Gulhane Askeri Tip Akademisi) është themeluar në 18 Maj 1898 nga doktori gjerman Robert Rieder me kërkesë të perandorisë osmane. Universiteti u hap zyrtarisht në 30 dhjetor 1898, datë kjo që përkon me ditëlindjen e sulltanit të fundit osman, Abdulhamitit të dytë. GATA është universiteti i parë turk që përdori sistemin perëndimor të arsimimit. Profesorët e parë të universitetit deri në vitin 1918 ishin profesorë gjermanë të ardhur në bazë të marrëveshjes midis Prusisë dhe Perandorisë Osmane. GATA është bërë i njohur për popullin turk gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë së cilës personeli mjekësor përveç trajtimit të të plagosurve mori pjesë aktive në betejën e Çanakalesë.

aNë vitin 1980 universiteti u zhvendos nga Stambolli në Ankara. GATA  është një shkollë e mirënjohur në Turqi dhe më gjerë. Gjatë vitit akademik 2015-2016 numri i studentëve në degën e mjekësisë ushtarake është 852 nga të cilët 11 studentë janë shqiptarë. Programi për marrjen e studentëve të huaj ka nisur në vitin 1986. Studenti i pare i huaj, është me origjinë nga Malajzia dhe është diplomuar në vitin 1992.

Në vitin 1994  ka filluar studimet Valbona Mataj ku ka përfunduar shkollën dhe ka ndjekur master për Kontrollin e Infeksioneve Spitalor edhe sot ndjek Doktoraturën: “Shkenca  për mikrobiologji”, si dhe këtë vit ka filluar specializimin toger Ardi Rekasi specialist për kardiologjinë. Në çdo moment këta dy mjeke do t’i gjesh në krye të detyrës te veshur me uniformën e bardhë të mjekut.

Në spitalin GATA (Gylhane Askeri Tıp Akademisi)  përveç arsimimit të studentëve tanë është dhe protokoll-marreveshja për kurimin falas të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre. Ndihma që jepet nga spitali  GATA për pacientët shqiptarë është e pa kyrsyer si nga mjekët dhe nga Komandanti i GATA-s  Korg.Gjeneral Omer Paç i cili për pacientët shqiptarë është i interesuar personalisht që të jepej ndihma maksimale.

Po kështu në ambjentet e spitalit GATA do të ndeshemi dhe me studentët shqiptarë që përvec studimeve që kanë në jetën e përditshme, ato ndihmojnë pacientët shqiptarë. Ata mund ti gjesh duke ndihmuar pacientët shqiptarë në çdo moment edhe kur ata janë në kohën e lire si: Fjoralba, Ervini, Hygerta, Dajana, Marisa, Nertila dhe  Kristi.

Por këtë vit kemi katër student që përfundojnë shkollën e lartë mjeksore në GATA dhe titullohen mjekë të ardhshëm ushtarak për ti shërbyer vendit të tyre në Shqipëri me njohuritë dhe praktikën e marrë në një spital bashkëkohor dhe shumë të dëgjuar për ndihmën e dhënë për pacientët shqiptarë.

Në vitin 2009 kanë nisur studimet studentët Rialda Myrtaj, Anri Bello, Larisa Shehaj dhe Sivi Kuci dhe këtë vit më 31 gusht 2016 do të diplomohen. Pas përfundimit një vjeçar të gjuhës turke, ata kanë filluar studimet mjeksore. Në tre vitet e para të shkollës janë marrë lëndët bazë teorike mjekësore. Krahas arsimimit bazë mjekësor, në fund të vitit akademik studentet kanë marrë pjesë  në kampin një mujor ushtarak. Kampi ushtarak është pjesë e programit mësimor të GATA-s gjatë të cilit studentët pergatiten për emergjencat ushtarake. Në vitin e katërt dhe të pestë të shkollës krahas teorisë fillohet ti jepet më shumë rendësi anës praktike. Në vitin e fundit të shkollës studentët marrin statusin e ndihmës-asistentit. Studentët përveç anës mësimore kanë marrë pjesë dhe në aktivitetet e shumta sociale ndër të cilat më e spikatura është prezantimi vjetor i kulturws shqiptare në ditën e huajve në Turqi. Pas mbarimit të studimeve synimi i studenteve tanë është kthimi për ti shërbyer vendit të tyre si dhe vazhdimi i specializimit aty ku ata kanë marrë pergatitjen bazë që ti sherbejë vendit të tyre në mënyrë më profesionale. Dëshira e tyre është marrja e specalizimeve ne deget ku Spitali Ushtarak në Tiranë ka më tepër nevojë, ndër të cilat rradhiten kirurgjia e përgjithshme, ortopedia, pediatria, kardiologjia dhe degët laboratorike (patologji, mikrobiologji, biokimi).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.