Kronika

Gati 1.500 policë për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka folur për masat paraprake që do të merren në datën 8 tetor për ndeshjen Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Loka ka mohuar zërat që kishin qarkulluar në shtyp se do të ketë policë në ballkonet e shtëpive pranë stadiumit “Elbasan Arena” për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Sipas tij, do të angazhohen 1.500 policë për të ruajtur rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas takimit me kombëtaren serbe.

“Në pallatet rreth stadiumit do të qëndrojnë vetëm banorët që kanë shtëpinë, – tha Loka. – Masat janë shtuar nisur nga incidentet e kaluara. Nuk do të ketë nga një polic në çdo ballkon shtëpie”, – tha Loka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button