Ekonomia

Gazësjellësi TAP angazhoi për punimet 101 mln EUR investime më 2015

Gazësjellësi Trans Adriatik Pieline (TAP) ka angazhuar për investime gjatë vitit 2015, afërsisht 12,7 miliardë lekë, shumë kjo ekuivalente me 101 milionë euro.

Dega e TAP AG në Shqipëri ka dorëzuar bilancin e aktivitetit në QKR sipas të cilit shihet se vlera e punimeve në proces i ka kaluar të 12 miliardë lekët.

Pasqyrat financiare të kompanisë tregojnë se totali i detyrimeve të degës në Shqipëri arriten në fund të vitit 2015 në 14.7  miliardë lekë, nga të cilat 6.3 miliardë lekë janë detyrime afatshkurtëra, të cilat pothuajse të gjitha janë borxhe ndaj furnitorëve të kompanisë.

Pjesa tjetër 8.3 miliardë lekësh janë detyrime afatgjata, të cilat janë raportuar si borxhe ndaj kompanisë mëmë.

Sipas të dhënave më të reja të projektit, në Shqipëri kanë përfunduar rreth 64% e punimeve në infrastrukturën rrugore. Aktualisht mësohet se ka përfunduar ndërtimi i 27 urave dhe i 2 akseve rrugore.

Me herët gjatë muajit korrik shefi i departamentit të Financës në kompaninë shtetërore të gazit azer Vagif Aliev tha se janë realizuar 19.5% e punimeve me një kosto prej rreth 877 milionë euro, nëpër të gjitha vendet ku kalon projekti. Në total projekti parashikohet të ketë një kosto prej 6.3 miliardë euro.

Për projektin e fushës së Shah Deniz 2 ka shpenzuar deri tani rreth 24 milionë euro, shifër që përbën rreth 72% të punimeve ose rreth 2.5% më shumë se niveli i parashikuar për këtë fazë.

“Ne jemi në bisedime me insitucione ndërkombëtare për të tërhequr fonde për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit. Kjo nuk nënkupton që ne po hasim vështirësi për investimet”, tha Aliev.

Azerbajxhani do të investojë në total në projektin e Korridorit Jugor të Gazit rreth 14 miliardë dollarë, gjysma e së cilës do të huazohet nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Socar zotëron 16.7% të aksioneve në projektin e Korridorit Jugor të Gazit, 58% në Tanap dhe 20% në TAP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button