☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.25 ▼1.34%
ARI 5,014 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,050 ▼ -1.93% ETH $2,325 ▼ -1.38% XRP $1.5164 ▼ -2.99% SOL $94.4500 ▼ -1.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Disa gazetarë nga shtetet anëtare të BE-së vizituan Shqipërinë, ku u takuan me zyrtarë të lartë, gazetarë shqiptarë dhe u njohën me situatën në vend.

10734080_796762740362327_6174148173935367132_n-300x200Udhëtimi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Zgjerimin si pjesë e programit të komunikimit të kësaj strukture.

Gazetarët ishin të mediave të njohura të vendeve të BE, nga Franca, Italia, Spanja Gjermania, Polonia, Danimarka, Portugalia, Çekia, Greqia , Hungaria.

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, gazetarët u takuan me zyrtarë të lartë, u njohën shkurtimisht me situatën në vend nga Kryeministri dhe ministra të qeverisë shqiptare si edhe u takuan me përfaqësues të nivelit të lartë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Gazetarët u pritën edhe nga Ministri i Puneve të Brendshme, Saimir Tahiri, së bashku me Zëvendësministren e Puneve të Brendshme, Elona Gjebrea, Shefen e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Silda Anagnosti dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë (Ermonela Xhafa, Drejtore e Jetësimit të Prioriteteve, Sokol Pasho, Drejtor i Planifikimit Strategjik, Edlira Jorgaqi, Drejtore e Kodifikimit).

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Gazetarët ishin shumë të interesuar për çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe korrupsionit.
Ministri i Punëve të Brendshme dhe përfaqesuesit e tjerë në këtë takim, iu pergjigjën të gjitha pyejteve të tyre duke i vënë në dijeni me rezultatet konkrete në të gjitha fushat e sipërpërmendura arritjet dhe veshtiresitë e Policisë Shqiptare, reformat e ndërrmara, dhe ato të planifikuara për të ngritur sundimin e ligjit në nivelin e duhur në vendin tonë.

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Gjithashtu, gazetarët nga shtetet anëtare të BE-së u takuan edhe me homologët e tyre shqiptarë në Qendrën e Informimit të BE-së, ku u diskutua mbi problemet që has sot media në vendin tonë, por dhe raportimet për fusha si procesi i integrimit në BE, lufta kundër krrupsionit, krimit të organizuar, narkotrafikut etj.

Ndër të tjera, gazetarët vizituan në terren projekte në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dy prej fushave të cilat Shqipëria duhet t’i adresojë më tej, siç janë identifikuar në raportin vjetor të progresit.

Ky udhëtim është organizuar për t’i pajisur gazetarët me më shumë njohuri rreth punës së BE-së në Shqipëri, qeverisë dhe shoqërisë civile shqiptare.

Gazetarë të shteteve anëtare të BE vizitojnë Shqipërinë

Në verë të këtij viti (qershor 2014) Shqipërisë iu dha zyrtarisht statusi i vendit kandidat, në bazë të progresit të arritur në zbatimin e reformave të nevojshme për procesin e integrimit evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.