🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,324 ▲ +0.71% ETH $2,056 ▲ +0.36% XRP $1.3145 ▼ -0.43% SOL $80.9500 ▲ +0.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Gazetarët maqedonas vendosën kurora mortore para qeverisë

Gazetarë, aktivistë dhe politikanë dolën në protestë para Qeverisë duke vendosur kurora me lule, me mesazhin përmortor “Lamtumira e fundit”. Një kurorë e njëjtë, mbrëmë ishte vendosur para shtëpisë së gazetarit Borjan Jovanovskit, redaktor i portalit “Nova TV”. Tubimi i sotëm ishte në shenjë revolte kundër këtij akti.

“Thamë se kurorën do ta vendosim para Qeverisë, por kjo nuk do të thotë se ne mendojmë që Qeveria e ka porositur kurorën, por se Qeveria dhe institucionet kanë mundësuar një klimë në të cilin njerëz të caktuar marrin guximin dhe kërcënojnë jetën e gazetarëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe dhe shkruajnë në mënyrë kritike. Kemi situata ku në televizionet kombëtare, për një grup të madh gazetarësh, kërkohej eliminimi i tyre ndërsa prokurori publik nuk ka reaguar. Prokurorin publik e emëron Qeveria, prandaj kjo kurorë me mesazhin “Lamtumira e fundit” do të vendoset këtu, si paralajmërim se ndoshta nesër, vërtetë dikush mund të likuidohet dhe atë përgjegjësi duhet ta bartin këta njerëz këtu”, deklaroi Sashka Cvetkovska, gazetare e Nova TV.

Gazetarët kërkuan gjithashtu nga ministria e Brendshme që të gjendet përgjegjësi i këtij akti.

“Kërkojmë mbrojtje policore për kolegun tonë Borjan Jovanovski dhe nëse kjo nuk bëhet do të konsiderojmë se ekziston pjesëmarrje direkte e njerëzve që e kanë kryer këtë krim, me pushtetin, përkatësisht Ministrinë e Brendshme. Gjatë gjithë viteve, të gjithë ne kemi pasur kërcënime të mëdha, por këtë kërcënim, menjëherë pas vdekjes së Nikolla Mlladenovit, e konsiderojmë si më të rrezikshëm, prandaj nuk duhet të qëndrohet duarkryq dhe heshtet për kërcënimin dhe incidentin e tillë”, u shpreh Biljana Sekulovska, Nova TV.

Mbrëmë, një person i panjohur ka trokitur në shtëpinë e gazetarit, duke i dorëzuar gruas së tij, kurorën me mbishkrimin “Lamtumira e fundit” duke thënë se ajo është nga Todor Aleksandrov. Në shtëpi, në atë moment kanë qenë edhe fëmijët e mitur të Jovanovskit.

“Nga kërcënimet e shumta që ka marrë Borjani ose unë dhe kolegët e tjerë që guxojnë të shkruajnë tekste kritike për punën e Qeverisë, kjo na tronditi më së shumti. Na tronditi sepse në shtëpi ishin fëmijët e Borjanit, që janë vetëm 7 dhe 9 vjeç, dhe që nuk dinin si të reagonin. Ne as nuk dinim t’ua sqaronim atë që po ndodhte, por më së shumti u trondit vajza e madhe e Borjanit”, tha Svetlana Jovanovska, motra e Borjan Jovanovskit.

Borjan Jovanovski dhe gazetarët që punojnë në portalin Nova TV, janë të njohur si kritikë të zëshëm të pushtetit aktual, me publikimin e shumë hulumtimeve për aferat e mundshme të korrupsionit për funksionarë të lartë qeveritarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.