Gjendet një skelet njeriu
Një skelet njeriu është gjetur tek vendi i njohur si “Rana e Hedhun”, në Lezhë. Kanë qenë pushuesit ata që kanë njoftuar policinë, për skeletin, që ishte në një kanal.
Skeleti është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa pritet ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Nga informacionet e para bëhet fjalë për një person që ka mbi 20 vite që qëndton aty. Ende nuk dihet gjinia apo identiteti i viktimës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.