Kosova

Gjeneral Rama: Të gatshëm për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë serbe

Gjeneral Lejtnant, Rrahman Rama, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për ushtrimin e fundit të FSK-së, i njohur si “Shqiponja 5”.

“Ishte një ushtrim rutinë që ne e masim forcën tonë”, ka thënë Rama, teksa ka shprehur bindjen se ai e ka arritur qëllimin që e ka pasur.

Rama ka thënë se Kosova ka shprehur gatishmërinë që në ushtrime të tilla të përbashkëta të jenë edhe ushtritë e shteteve fqinje, pos Shqipërisë edhe ato nga Maqedonia, Mali i Zi e Serbia.

“Kemi shprehur gatishmërinë që ta ftojmë edhe Serbinë për ushtrime të përbashkëta, por kushtet politike nuk janë të favorshme”, ka thënë Rama.

Me vendet tjera ai ka garantuar se FSK-ja ka marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Në ushtrimin e fundit, ai ka thënë se Mali i Zi nuk ka mundur të jetë për shkak të angazhimeve që kanë për anëtarësim në NATO.

Ka folur edhe për mungesën e komandantit suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentit të vendit Hashim Thaçi, në ushtrimin “Shqiponja 5”.

“Presidenti ka shprehur gatishmëri për të qenë por nuk ka mundur për shkak të agjendës. E kemi përkrahjen e plotë të tij”, ka thënë Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button