Te ndryshme

Gjeometrinë e shpikën babilonasti e lashtë

Gjeometria e sofistikuar, degë e shkencave matematikore, është përdorur për herë të parë shumë vite nga ç’mendohej deri më tani nga komuniteti i shkencëtarëve.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Science” pretendon se të parët që kanë përdorur këtë gjeometri nuk janë shkollat e Parisit apo Oksfordit në Mesjetë, por babilonasit e lashtë, të paktën 4 shekuj para Erës Sonë.

Sipas studimit me autor Mathieu Ossendrijver, profesor në Universitetin Humboldt në Berlin, babilonasit ishin të avancuar në astronomi dhe provohet që kanë përdorur gjeometrinë e sofistikuar për të studiuar Jupiterin dhe lëvizjet e tij.

Ossendrijver arriti në këtë përfundim pas një punë disavjeçare të studimit të disa pllakave më mbishkrime të hershme kuneiforme.

“Nuk ma priste mendja. Kjo është thelbësore për fizikën, matematikën dhe gjithë degët e shkencës që përdorin gjeometrinë e sofistikuar”, thotë ai.

Ossendrijver shton se babilonasit e lashtë kanë lënë trashëgimi me shkrimet e tyre kuneiforme raporte të asaj që kanë parë në hapësirë.

“Dhe ata e kanë bërë këtë për një kohë të gjatë, për shekuj me radhë për të studiuar trupat qiellorë”, thotë ai.

Shkencëtarët besojnë se kjo teknikë është përdorur për herë të parë prej babilonasve rreth viteve 350 para Erës Sonë.

Qytetërimi babilonas lindi rreth viteve 1800 para Erës Sonë në territoret ku sot ndodhet Iraku dhe Siria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button