🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.04 ▼1.23%
ARI 4,137 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,536 ▲ +3.38% ETH $2,427 ▲ +5.8% XRP $1.3089 ▲ +2.68% SOL $96.0700 ▲ +3.47%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,137 ▲1.57 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.04 ▼1.23 % ARI 4,137 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – CDU fiton zgjedhjet lokale në Saksoninë e Poshtme

HANOVER, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Partia Kristiandemokrate (CDU) e kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili po përballet me vështirësi politike, ka mbetur forca më e madhe në zgjedhjet lokale në landin e Saksonisë së Poshtme, duke marrë 27,2% të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara sot.

Zgjedhjet përfshijnë qarqet, qytetet dhe njësitë vendore të këtij landi verior të Gjermanisë, ku ndodhen gjiganti automobilistik “Volkswagen” dhe prodhuesi i pjesëve të automjeteve “Continental”.

Edhe pse zgjedhjet lokale zakonisht nuk tërheqin shumë vëmendje, situata politike në Gjermani është e tensionuar pas fitores së thellë të së djathtës ekstreme, Alternativës për Gjermaninë (AfD), javën e kaluar në landin Saksonia-Anhalt.

Më 20 shtator priten gjithashtu zgjedhjet parlamentare në landet Berlin dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimor.

CDU-ja humbi 4,5 pikë përqindjeje në votimin e djeshëm në Saksoninë e Poshtme, duke zbritur nga 31,7% që kishte marrë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Partnerja e koalicionit qeverisës federal, Partia Socialdemokrate (SPD), u rendit e dyta me 24,6%, nga 30% në vitin 2021.

AfD-ja doli e treta, me 15,9% të votave, një rritje e ndjeshme krahasuar me 4,6% që kishte marrë në nivel qarku në vitin 2021. Ky është rezultati më i mirë i kësaj partie në zgjedhjet lokale në Saksoninë e Poshtme.

Të Gjelbrit u renditën të katërtit me 14,1%, ndërsa partia Die Linke mori 6,0% dhe liberalët e FDP-së 3,7%, sipas portalit zgjedhor të landit.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 64,6%, një rritje e konsiderueshme nga 57% e votuesve me të drejtë vote që morën pjesë pesë vjet më parë.

Rreth 6,3 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për kryetarët e bashkive, drejtuesit e qarqeve dhe këshillat vendorë, përfshirë edhe Asamblenë Rajonale të Hannoverit.

Rezultatet konsiderohen një tregues i rëndësishëm i opinionit publik përpara zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin e landit të Saksonisë së Poshtme, vitin e ardhshëm.

Ato japin gjithashtu një pasqyrë të klimës politike në këtë land të madh të Gjermanisë perëndimore.

Për kancelarin Merz, këto rezultate përbëjnë një lehtësim të përkohshëm, pasi CDU-ja pësoi një goditje të fortë në Saksoni-Anhalt fundjavën e kaluar, ku rezultati i saj ra në rreth 17%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.