☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.54 ▲2.49%
ARI 4,333 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,910 ▲ +1.63% ETH $2,516 ▲ +1.67% XRP $1.4062 ▲ +4.78% SOL $101.8900 ▲ +2.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.54 ▲2.49 % ARI 4,333 ▼1.72 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.54 ▲2.49 % ARI 4,333 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kanadaja kërkon afrim me Evropën përballë presionit të SHBA-së

MONTREAL, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez Mark Carney e ka cilësuar Kanadanë si “vendin më evropian ndër vendet joevropiane”, ndërsa po përpiqet të forcojë në mënyrë të paprecedentë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, me synimin për të reduktuar varësinë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Carney do të vizitojë këtë javë Strasburgun e Francës, ku do të bëhet kreu i parë i një qeverie që merr pjesë në fjalimin për gjendjen e Bashkimit Evropian.

Fjalimi do të mbahet të mërkurën nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të enjten, kryeministri kanadez do të mbajë një fjalim në Parlamentin Evropian.

Gjatë vizitës së tij, Carney do të ndalojë edhe në Liverpul, ku do të zhvillojë takimin e parë me kryeministrin e ri britanik, Andy Burnham.

Tobias Cremer, eurodeputet gjerman dhe nismëtari kryesor i një rezolute të marsit për forcimin e bashkëpunimit BE-Kanada, e cilësoi vizitën e Carneyt si një “simbol të jashtëzakonshëm”.

Sipas Cremer, Kanadaja zotëron shumë prej burimeve që i mungojnë Evropës, përfshirë energjinë, mineralet e rralla dhe lëndët e para minerare.

Kjo e bën vendin një partner të rëndësishëm për BE-në, e cila po përpiqet të diversifikojë furnizimet dhe të reduktojë varësinë nga partnerët e pasigurt.

Kanadaja është goditur rëndë nga lufta tregtare e presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të integrimit të ngushtë ekonomik me SHBA-në.

Për këtë arsye, Otava po kërkon me urgjencë partnerë të rinj ekonomikë.

Edhe Bashkimi Evropian, i tronditur nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, po përpiqet të diversifikojë dhe të ulë rreziqet në marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Partneritet më i thellë me BE-në

Carney ka ndërmarrë tashmë hapa për ta afruar Kanadanë me bllokun evropian.

Kanadaja është bërë vendi i parë jashtë BE-së që i është bashkuar programit të prokurimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri kanadez ka marrë gjithashtu pjesë në përpjekjet për përfshirjen e Kanadasë në Eurovision, një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës dhe muzikës evropiane.

Muajin e ardhshëm, Carney do të presë në Montreal një samit BE-Kanada, ku pritet të nisin diskutimet për ndërtimin e një “partneriteti shumë më të fortë dhe më të thellë ekonomik dhe të sigurisë”.

Javier Moreno Sanchez, eurodeputet spanjoll dhe drejtues i delegacionit parlamentar për marrëdhëniet me Kanadanë, tha se Otava dhe Brukseli kanë qëndrime të ngjashme për çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe inteligjenca artificiale.

Ndërkohë, palët po punojnë për një marrëveshje të re tregtare në fushën dixhitale.

Marrëveshja do të mbështetej mbi marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë, CETA. Sanchez theksoi se kjo marrëveshje ka ende potencial të pashfrytëzuar, pasi shumë biznese të vogla dhe të mesme nuk po përfitojnë sa duhet nga mundësitë që ajo ofron.

A mund të anëtarësohet Kanadaja në BE?

Gjatë mandatit të dytë të Trumpit, janë shtuar spekulimet për një anëtarësim të mundshëm të Kanadasë në Bashkimin Evropian. I pyetur të enjten për këtë mundësi, Carney nuk e përjashtoi dhe as nuk e mbështeti publikisht idenë, duke dhënë atë që e cilësoi si një “jo-përgjigje”.

Një sondazh i zhvilluar në prill tregoi se 57 për qind e kanadezëve e mbështesnin anëtarësimin në BE. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kanadaja do të kualifikohej ligjërisht për anëtarësim.

Neni 49 i Traktatit të Bashkimit Evropian përcakton se një “shtet evropian” që respekton vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut mund të aplikojë për anëtarësim.

Traktati nuk përcakton qartë kriteret gjeografike për një shtet evropian, por analistët e konsiderojnë të vështirë që Kanadaja të përmbushë këtë kusht.

Ignacio Garcia Bercero, analist në institutin evropian Bruegel, tha se nuk e sheh anëtarësimin e Kanadasë në BE si një perspektivë realiste, qoftë në aspektin ekonomik apo politik.

Në vitin 1987, Maroku u refuzua si kandidat për anëtarësim, me arsyetimin se nuk ishte një shtet evropian.

Megjithatë, sipas Sanchez, bashkëpunimi i ngushtë me BE-në është i mundur edhe pa anëtarësim të plotë, siç dëshmojnë marrëdhëniet e bllokut me Islandën dhe Zvicrën.

SHBA-ja mbetet partneri kryesor tregtar

Pavarësisht afrimit me Evropën, kostot e transportit të mallrave mes Kanadasë dhe BE-së mbeten të larta. Për më tepër, tregu evropian nuk mund ta zëvendësojë atë amerikan për Kanadanë.

Në muajin korrik, rreth 70 për qind e eksporteve kanadeze shkuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa vetëm 5 për qind u drejtuan në BE.

Megjithatë, sipas Cremer, sa më i ngushtë të jetë bashkëpunimi mes Kanadasë dhe Evropës, aq më mirë do të jetë për të dyja palët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.