☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.54 ▲2.49%
ARI 4,333 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,868 ▲ +1.57% ETH $2,514 ▲ +1.57% XRP $1.4045 ▲ +4.63% SOL $101.8100 ▲ +2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.54 ▲2.49 % ARI 4,333 ▼1.72 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.54 ▲2.49 % ARI 4,333 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria pretendon se Thaçi dha udhëzime direkte për të kontrolluar dëshminë e Bislim Zyrapit

Në Hagë po zhvillohet dita përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

Sot janë paraparë kundërpërgjigjet e palëve, pas dy ditëve të javës së kaluar, të enjten dhe të premten, kur Prokuroria e Specializuar dhe ekipet mbrojtëse paraqitën fjalët e tyre përfundimtare.

Prokuroria e Specializuar që pati një orë në dispozicion për kundërpërgjigjen e saj, insiston se ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të manipuluar dëshminë e Bislim Zyrapit.

Prokurori Joshua Hafetz, theksoi detaje nga vizitat e datave 9 shtator dhe 7 tetor 2023, ku në prani të të akzuarit Smakaj, sipas tij, Thaçi ka dhënë udhëzime të hollësishme mbi atë çfarë dëshmitari duhej apo nuk duhej të thoshte para trupit gjykues, veçanërisht në lidhje me Shtabin e Përgjithshëm.

“Pretendimi tani se udhëzimet e Thaçit, sa i takon mesazheve që i duheshin përcjellë Zyrapit ishin thjesht ndihmëse dhe ishin udhëzime për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të mos i përzier gjërat, në thonjëza, bie ndesh me atë çfarë tregojnë fjalët e zbardhura në transkripte…Udhëzimet e përsëritura të zotit Thaçi, në vizitat me zotin Smakaj, si në rastin e vizitës me Kuçin, kishin për qëllim që të kontrollonin atë çfarë do të thoshte Zurapi, apo atë çfarë nuk do të thonte ai përpara trupit gjykues. Në veçanti, qëllimi ishte që të kontrollonte çfarë Zyrapi do të thoshte lidhur me Shtabin e Përgjithshëm”, tha Hafetz.

Kësisoj prokuroria kërkoi që të shikohen transkriptet me kujdes për t’u parë qëllimi i vërtetë i Thaçit.

“Në të gjitha udhëzimet e veta, sigurisht që synimi i zotit Thaçi ishte që të ndihmonte veten. Shumë prej këtyre udhëzimeve konkrete jepen në hollësi në dosjen gjyqësore të prokurorisë dhe që citojnë të drejtpërdrejtë transkriptet. Ju kërkojmë, i nderuar gjykatës, që të shikoni dokumentacionin e kësaj çështjeje”, tha prokurori.

Mbrojtjes së Hashim Thaçit i janë ndarë 30 minuta, ndërsa nga 15 minuta për ekipet e tjera mbrojtëse./kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.