☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.40 ▼0.48%
ARI 4,802 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,399 ▲ +1.73% ETH $2,226 ▲ +2.09% XRP $1.3457 ▲ +1.17% SOL $84.3500 ▲ +2.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.40 ▼0.48 % ARI 4,802 ▼0.33 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.40 ▼0.48 % ARI 4,802 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjermani, kontrolle nga policia për bashkëpunëtorët e Amri

Hetuesit gjermanë zhvilluan kërkime në një qendër refugjatësh dhe një apartament në Berlin, ku ata besojnë se jetonin bashkëpunëtorë të tunizianit që vrau 12 persona, me kamionin që drejtonte në kryeqytet.

Anis Amri, 24 vjeç, i cili u vra pak ditë pas sulmit në Itali, besohet se është personi që sulmoi tregun e Krishtlindjes më 19 dhjetor. Në kampin për refugjatët, hetuesit gjermanë kontrolluan banesën e një tuniziani 26-vjeçar, që ishte në kontakt me Amri deri para sulmit dhe, përveçse mund të kishte pasur dijeni, edhe mund të ketë ndihmuar agresorin.

Një situatë e ngjashme edhe në apartamentin në Berlin, ku jetonte një person që njihte Amrin. Sipas policisë, operacionet e kontrollit kishin si qëllim të grumbullonin më shumë informacion për sjelljen e Amri para dhe pas sulmit.

Ndërkohë, mediet gjermane raportojnë se shërbimet sekrete e kishin identifikuar Anis Amri si kërcënim shkurtin e kaluar, por më pas çuditërisht e kishin injoruar, duke e cilësuar të paaftë të kryente një sulm.

Të dhënat e shërbimeve sekrete tregojnë se Amri i ishte vetofruar Shtetit Islamik si kamikaz, por më pas hetuesit vendosën se ai nuk do të ndërmerrte asnjë veprim. Raporti i medieve nuk është komentuar ende nga Ministria e Brendshme gjermane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.