☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,040 ▼ -0.17% ETH $2,248 ▲ +0.44% XRP $1.1702 ▼ -2.29% SOL $90.0900 ▼ -0.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Masa të reja kundër dronëve dhe luftës hibride ruse

BERLIN, 6 shtator /ATSH-DPA/- Gjermania po planifikon të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e vendit ndaj sulmeve hibride ruse, pas një incidenti të fundit me një dron të ngarkuar me eksploziv pranë aeroporti të Lejpcigut.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, i paraqiti planet në një intervistë për edicionin e sot të tabloidit “Bild”.

Ai tha se sulmet hibride ruse tashmë janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm të Gjermanisë.

“Sulmet hibride të Rusisë, që përfshijnë dronë të ngarkuar me eksplozivë që synojnë aeroportet, agjentë që veprojnë në qytetet tona, sulme kibernetike ndaj rrjeteve tona dhe sabotime të infrastrukturës sonë, janë një realitet i përditshëm”, deklaroi Dobrindt.

Ministri parashikoi se këto sulme mund të shtohen në të ardhmen, por theksoi se Gjermania ka mundësi të mbrohet dhe të përballojë kërcënimet e reja të sigurisë.

Sipas gazetës, e cila citon informacione nga Ministria e Brendshme, hapësira ajrore mbi qendrat kritike të transportit, aeroportet, stacionet hekurudhore dhe distriktin qeveritar të Berlinit do të mbrohet plotësisht nga dronët përmes njësive të reja që mund të dislokohen me shpejtësi.

Njësitë do të kenë për detyrë të zbulojnë dhe neutralizojnë dronët që mund të përbëjnë kërcënim për objektet strategjike.

Masa synon veçanërisht të parandalojë përdorimin e dronëve për sulme, spiunazh apo sabotazh.

Plani parashikon gjithashtu që kompanitë që menaxhojnë infrastrukturë kritike, përfshirë ndërmarrjet e ujësjellësit, furnizuesit e energjisë elektrike dhe kompanitë e industrisë së mbrojtjes, të marrin autoritet ligjor për t’u mbrojtur në mënyrë aktive nga dronët.

Një tjetër komponent i rëndësishëm është krijimi i një mburoje kombëtare të sigurisë kibernetike, të quajtur “Cyberdome”.

Sistemi do të përbëhet nga një rrjet i dendur sensorësh dixhitalë, të projektuar për të zbuluar dhe ndërprerë përpjekjet për sulme kibernetike ndaj rrjeteve gjermane.

Masat vijnë pas incidentit në aeroportin Lejpcig/Halle, ku në gusht një dron i ngarkuar me eksploziv u kap pranë avionëve transportues ukrainas.

Ngjarja ka rritur shqetësimet në Gjermani për mundësinë e sulmeve me dronë kundër infrastrukturës kritike dhe objekteve të lidhura me mbështetjen ndaj Ukrainës.

Planet e reja tregojnë se Berlini po e trajton gjithnjë e më seriozisht kërcënimin e të ashtuquajturës “luftë hibride”, ku sulmet kibernetike, sabotazhi, spiunazhi dhe përdorimi i dronëve mund të kombinohen për të goditur infrastrukturën dhe sigurinë e një vendi pa një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.