🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,975 ▲ +0.58% ETH $2,247 ▲ +0.77% XRP $1.1683 ▼ -1.13% SOL $90.0400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

LIBAN – Të paktën katër të vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve izraelite

TEL AVIV/BEJRUT, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në zonën e Nabatieh, në jug të Libanit, njoftoi sot agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.

Sipas njoftimeve, ushtria izraelite goditi dhe shkatërroi gjithashtu spitalin Ghandour në al-Nabatiyeh a-Fauqa.

Ndërtesa kishte qenë jashtë funksionit prej disa vitesh, ndërsa nga sulmi u raportuan edhe persona të plagosur.

Një tjetër sulm ajror goditi qytetin e Nabatiehut duke shënjestruar një ndërtesë historike në pronësi të vëllait të deputetit libanez Nasser Jaber.

Ndërtesa, e cila më parë kishte shërbyer si restorant, u shkatërrua plotësisht nga goditja.

Sulmi shkaktoi dëme të mëdha edhe në departamentin rajonal të financave dhe në atë të bujqësisë në Nabatieh.

Të dy institucionet ndodhen në një ndërtesë ngjitur me objektivin e goditur.

Zyrat e institucioneve pësuan dëmtime të konsiderueshme, ndërsa dritaret dhe dyert u thyen.

Dokumente, dosje dhe letra u shpërndanë nëpër ambiente si pasojë e shpërthimit.

Dhjetëra dyqane dhe kafene në zonën përreth vendit të goditjes u dëmtuan gjithashtu.

Raportimet flasin për dëme të shumta materiale në një zonë të gjerë përreth objektivit.

Sulmet izraelite erdhën pasi ushtria izraelite deklaroi më herët se milicia libaneze Hezbollah kishte sulmuar me dy dronë ushtarë izraelitë në jug të Libanit.

Sipas ushtrisë izraelite, njëri prej dronëve u rrëzua dhe asnjë ushtar nuk u plagos.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e konsideruan sulmin me dronë një shkelje të rëndë të marrëveshjeve të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.