⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.

Në fokus të takimeve ishte parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, lokalizimi dhe kapja e personave në kërkim, parandalimi i krimeve mjedisore, si dhe komunikimi me etikë dhe profesionalizëm me qytetarët.

Drejtues Madhor Hita, gjatë takimeve, vuri theksin te siguria në shkolla, e cila për Policinë e Shtetit është prioritet mbi prioritetet, dhe kërkoi nga strukturat që, me fillimin e procesit të ri mësimor, shërbimet e Policisë të jenë maksimalisht të angazhuara, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe të sigurt.

Më tej, Drejtori kërkoi që shefat e Komisariateve të ndjekin çdo ditë këtë prioritet dhe të trajtojnë vetë çdo shqetësim të adresuar nga shkollat që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.

Njëkohësisht, Sektorët e Narkotikëve, Shqiponjat dhe Operacionalet do të jenë të fokusuara në perimetrin e sigurisë, me qëllim që territori i shkollës të jetë i paprekshëm nga personat që tentojnë të shesin lëndë narkotike apo të shkaktojnë konflikte me nxënësit.

Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.

Ai kërkoi që shefat e Komisariateve dhe Drejtorët e Qarqeve të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për shqetësimet dhe problemet që kanë dhe që janë pjesë e zgjidhjes nga Policia, pasi edhe ai vetë pret çdo qytetar që kërkon takim me të.

Takimet do të vijojnë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.