🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,661 ▲ +0.2% ETH $2,005 ▼ -0.09% XRP $1.3337 ▼ -0.56% SOL $82.4200 ▼ -1.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermani: Së shpejti nis dixhitalizimi i informacionit turistik.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi zyrën e informacionit turistik në qytetin e Krujës.

Kruja Infopoint është zyra e çelur vetëm pak ditë më parë, në shërbim të turistëve mes informacionit, guidës dhe promovimit të turizmit Kulturor, natyror dhe outdoor ose sportiv.
E ndërtuar në formën e partneritetit privat publik, mes Bashkisë Krujë dhe Kruja infopoint me mbështetjen e AADF, kjo zyrë është një nismë që merret për herë të parë për qytetin e Krujës.

“Kjo zyrë informacioni do të shërbejë për zhvillimin e trekendëshit turistik: Bubq – Krujë – Qafshtame, si një kombinim mes agroturizmit, vlerave natyrore dhe atyre kulturore e historike. Kam kënaqësinë të informoj, se së shpejti do të nisë dixhitalizimi i shërbimit turistik me Info kioska, faqje web dhe aplikacion. Turizmi ka qenë dhe mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për vendin dhe sigurisht për qytetin e Krujës mbetet një sektor prioritar për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë bashkisë Krujë.

Por sigurisht që turizmi të zhvillohet ka nevojë për infrastrukturën, bujqësinë, produktet artizanale, sigurinë ushqimore, kulinarinë, stimulimin e biznesit nëpërmjet reduktimit të barrës fiskale, restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe monumenteve të kulturës.

Investimet e kryera në këtë mandat të parë në qytetin e Krujës në rreth 6 miliard lekë janë dëshmi e punës dhe vizionit të kësaj qeverie për zhvillimin e turizmit, duke investuar në infrastrukturë rrugore siç është Rruga e Malit apo rruga e Kalasë, ndërhyrjet e kujdesshme në zonën e pazarit pa cënuar origjinalitetin, apo edhe grantet e dhëna për fuqizimin e artizanatit në mënyrë që tradita e prodhimeve artizanale dhe mbi të gjitha autoktone të Krujës të marrë vlerën e duhur”, tha Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.
Në Krujë numërohen 31 monumente kulture dhe natyrore si edhe një park kombëtar. Vetëm gjatë vitit 2016 ky qytet u vizitua nga afro 300 mijë turistë vendas dhe të huaj, numri më i madh i viteve të fundit.
Ndërkohë, vetëm gjatë këtij viti, Kruja është përfaqësuar në disa panaire vendase dhe ndërkombëtare për promovimin e vlerave turisitike si ai në Shtutgart, Mediterranean Fair në Expo City apo panairi i agroturizmit në Prezë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.