☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 86.48 ▲3.69%
ARI 4,510 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,418 ▲ +0.29% ETH $2,448 ▼ -0.47% XRP $1.3761 ▼ -1.01% SOL $103.7200 ▼ -1.29%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.48 ▲3.69 % ARI 4,510 ▼0.44 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 86.48 ▲3.69 % ARI 4,510 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Wadepuhl: Refuzimi islandez tregoi se BE duhet të bëhet më tërheqëse për anëtarët e rinj

BELRIN, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadepuhl u ankua sot për vendimin e islandezëve për të refuzuar rifillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se rezultati duhet t’i japë bllokut shkak për të marrë në konsideratë se si të bëhet më tërheqës për anëtarët e rinj të mundshëm.

“Kjo do të kishte qenë një mundësi e shkëlqyer për t’u forcuar së bashku”, tha diplomati më i lartë i Gjermanisë para se të nisej për një vizitë në Tunizi.

Një shumicë e ngushtë islandezësh votuan kundër rifillimit të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian në një referendum të dielën.

Negociatat midis bllokut dhe ishullit të largët të Atlantikut u ndalën 13 vjet më parë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sektorin e peshkimit – nxitësi më i rëndësishëm ekonomik në Islandë.

“Nuk është automatikisht rasti që të gjithë aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian”, tha Wadephul.

“Dhe mendoj se kjo na jep shkas të shqyrtojmë se ku mund të përmirësohemi, si mund të punojmë për ta bërë veten më tërheqës. Kjo vlen, sigurisht, në veçanti për perspektivat ekonomike që ofrojmë. Unë ende besoj se nuk duhet ta humbasim nga sytë qëllimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt veriut. Kjo natyrisht përfshin Islandën, por do të përfshinte edhe Norvegjinë”, theksoi ai./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.