Ekonomia

Gjermeni takon komunitetin në Vlorë: Projekt për integrimin e zonave informale

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni është ndalur sot në qytetin e Vlorës për të zhvilluar një takim me komunitetin e lagjes “Kushtrimi”. Rreth 100 familje të kësaj lagje do të jenë përfituese të projektit-pilot të ministrisë së Zhvillimit urban në zonën informale. Ky projekt i cili do të vihet në zbatim në lagjën “Kushtrimi” në sajë të një fondi prej 77 mln lekë nga FZHR.

Ndërsa ka shprehur falënderim për bashkinë e qytetit të Vlorës dhe USAID-in ministrja Gjermeni tha se ky projekt-pilot i vënë në zbatim së pari në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, do të jetë një shembull për të gjithë zonat informale.

“Projekti pilot që po vihet në zbatim në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, është i pari nga natyra dhe suksesi i tij. Ky projekt është referim për integrimin e zonave informale”, tha ministrja Gjermeni.

Projekti pilot në lagjen “Kushtrimi” synon ndërhyrjet në kanalizime, rrugë, ndriçim dhe sinjalistikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button