Ekonomia

Gjiknuri-Kopac: Marrëveshja me CEZ, zgjidhja më e mirë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri bëri të ditur të premten se të gjitha vendet e rajonit po punojmë për krijimin e një tregu rajonal të energjisë, ndërsa për arritjen e këtij procesi siguroi për mbështetjen e Bashkimit Evropian edhe Komisioneri Evropian për Energjinë, Miguel Arias Canete.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, Komisioneri Evropian për Energjinë, Miguel Arias Canete dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, mbajtën një konferencë për shtyp pas mbledhjes së 13-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë.

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac u pyet edhe mbi marrëveshjen me mirëkuptim të arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ.

Duke vënë theksin në faktin se nuk do të donin të komentonin çështje të brendshme, Kopac tha se ne mendojmë se duhen zgjidhur konfliktet dhe ne mendojmë se Shqipëria ka bërë progres për sa i përket kuadrit ligjor dhe sektorit të energjisë dhe Shqipëria është një nga palët e para kontraktuale të komunitetit me një paketë të mirë ligjore. “Pikërisht për sa i përket këtij komuniteti, Shqipëria po ecën përpara duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së”, u shpreh komisioneri evropian.

Sipas tij, komisioneri po përpiqej të ndihmonte dy palët në këtë mosmarrëveshje në mënyrë që të gjendej në zgjidhje miqësore. “Ne jemi shumë të lumtur që kemi qënë në gjendje ta arrijmë këtë, sepse konflikti i cili lindi mes qeverisë e CEZ-it ka mbajtur peng Shqipërinë. Nuk ndodhi asnjë reformë sepse asnjë institucion ndërkombëtar nuk donte që të përfshihej në Shqipëri. Dhe kishte vështirësi edhe për aktivitetet sepse do të shikonin një zgjidhje miqësore e kësaj mosmarrëveshjeje.

“Një zgjidhje miqësore ka qenë e një rëndësie tejet e veçantë për të ardhmen e Shqipërisë për të hapur rrugën drejt progresit modernizimit të vendit drejt shtetit të së drejtës sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në BE. Ajo që mundëm ne është ta përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajon e duhur për të nënshkruar e për të miratuar edhe në Parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat e energjisë”, tha ai.

Ndërsa ministri Gjiknuri tha se një klasë e vjetër politike shqiptare po synon të njollosë institucionet ndërkombëtare financiare. “Të gjitha këto institucione përfshirë dhe ato të BE-së dhe çdo partner ka qënë i interesuar për gjetjen e në zgjidhje miqësore në mënyrë që ti hapej rruga investimeve. “Sektori pa investime do të ishte i vdekur. Do të thotë se Shqipërisë do ti kërcënohej një rrezik i madh energjitik nëse zgjidhja nuk do të ishte bërë në kohën e duhur”, u shpreh ministri.
Ai po ashtu informoi se të gjitha këto reforma kanë në themel të tyre zgjidhjen e pronësisë së sektorit të shpërndarjes. Sipas tij, kjo ka bërë të mundur që investimet në energji të jenë konkrete. “Janë mbi 200 milionë dollarë të kontraktuara dhe po implemetohen për përmirësimin e sistemit energjitik shqiptar”, tha ai.
Duke folur për takimin e sotëm, ministri Gjiknuri tha se ka një vullnet të qartë nga të gjitha vendet e rajonit për integrimin e rrjeteve energjitike, që do të thotë krijimin e një tregu rajonal të energjisë .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button