Kronika

Gjin Gjoni debaton me avokatin për drejtësinë

Replikat

Diskutimet për reformën në drejtësi kanë sjellë përplasje mes avokatit Virgjil Karaj dhe gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili foli dje para ekspertëve të huaj për mënyrën se si duhet të luftohet korrupsioni në drejtësi duke dhënë dhe këshilla. Menjëherë pas tij, fjalën e mori avokati Virgjil Karaj, i cili akuzoi Gjin Gjonin se është bërë gjyqtar vetëm me 3 klasë shkollë. Sipas avokatit Gjin Gjoni nuk meriton të jetë as jurist dhe jo më gjyqtar. “Zoti Gjin Gjoni nëse ke rezerva për pjesëmarrjen në këtë sallë mirë është të shprehesh me cilin e ke dhe në qoftë se mendon që këtu të tepërt janë avokatët, ti jo që nuk meriton të quhesh gjyqtar, por ti nuk mund të jesh jurist, sepse t’i nuk e kupton dot se çfarë është avokatia dhe nuk ke faj se karrierën e fillove nga 3 muajt e Durrësit, ndërkohë që avokatët sot janë me tituj shkencor”, u shpreh avokati Karaj. Gjatë kohës që fliste avokati Virgjil Karaj, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar me gjeste duke mohuar akuzat e tij. Më pas gjyqtari Gjin Gjoni nuk preferoi të jepet mendime për reformën në drejtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button