☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,745 ▲ +0.56% ETH $2,069 ▲ +1.38% XRP $1.3255 ▼ -2.2% SOL $83.7100 ▲ +0.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Gjoba e KQZ, Kryemadhi i përgjigjet L.Ramës: LSI s’është parti kuotash, por parti vlerash

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kolegut të saj në parti, Luan Ramës lidhur me qëndrimin e tij pas gjobës së KQZ ndaj LSI pasi 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie janë gra. Pas gatishmërisë së shprehur nga Rama për ta paguar këtë gjobë, Kryemadhi përmes një postimi në faqen e vet në Facebook shpreh mosdakordësinë e saj, duke e cilësuar këtë gjobë diskriminuese.

Sipas Kryemadhit, LSI nuk është një parti kuotash, por parti vlerash, ndaj gjoba që sipas saj Rama është i gatshëm të paguajë, duhet animuar si një akt diskriminimi ndaj këtyre grave.

“Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.

Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshem të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë per LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër.

Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse jane pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkepunëtorja jote”, shkruan Kryemadhi në FB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.