☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.78 ▲0.33%
ARI 4,702 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,953 ▼ -1.25% ETH $2,121 ▼ -1.63% XRP $1.3168 ▼ -2.93% SOL $80.0500 ▼ -3.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.78 ▲0.33 % ARI 4,702 ▲0.36 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.78 ▲0.33 % ARI 4,702 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjobat këshilluese, Tahiri: Policët, më edukativ sesa represiv

Një shofer i ri do të gjobitet më pak se një i vjetër për të njëjtën shkelje të qarkullimit. Duke shpjeguar policinë e këshillimit dhe gjobat progresive, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se, po orientohen policët që të jenë më edukativ sesa represiv.

“Në radhë të parë punonjësi i policisë duhet të këshillojë me detyrim qytetarin, pra jo direkt te gjoba por e këshillon, duke e ndihmuar të kuptojë si mund të përmirësojë sjelljen e tij në rrugë.
E nga ana tjetër ne besojmë se nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një drejtues i ri mjeti që sapo ka marrë patentën me një tjetër që e ka prej më se 10 vitesh: të parit mund t’i falet gabimi dhe të këshillohet duke marrë një gjobë më të vogël, ndërsa të dytit jo sepse supozohet ta ketë aq eksperiencë sa të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor”, tha Tahiri.

Ministri tha gjithashtu se një automjet luksoz do të gjobitet më shumë se një automjet me cilindratë të vogël.

“Nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një makinë modeste me një makinë superluksoze me cilindratë të lartë, për sa kohë që në rast shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dëmin e bëjnë ndryshe makina me cilindratë të madhe bën një dëm shumë më të madh. Nuk mund të ketë të njëjtin nivel gjobe një drejtues që nuk ka marrë asnjë gjobë gjatë vitit me një që ka marrë shumë: sepse i pari tregon që është aktiv në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, i dyti tregon që është përsëritës në shkeljen e tyre kështu që ndaj të dytit duhet të jetë shumë më e lartë masa e gjobës”, vijoi ministri.

I pyetur pse policët kanë marrë një shpërblim më të vogël në këtë fund vit, në krahasim me pjesën tjetër të administratës, Ministri i Brendshëm u shpreh se, qeveria duhet ta kishte vlerësuar më shumë punën e policisë.

“Kanë përballuar sfida të panumërta, që nga sfidat e mëdha (si lufta kundër lëndëve narkotike) deri te takimi me komunitetin dhe mbështetja për institucionet e tjera (veçanërisht në luftën kundër informalitetit). Pra në këtë rast mënyra më e mirë e qeverisë për të mirënjohur sakrificat e punonjësve të policisë është edhe e tillë”, tha z. Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.