☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.19 ▼0.41%
ARI 4,637 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,946 ▲ +1.55% ETH $2,492 ▼ -0.08% XRP $1.4328 ▲ +1.96% SOL $106.2200 ▲ +5.04%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.19 ▼0.41 % ARI 4,637 ▼0.58 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.19 ▼0.41 % ARI 4,637 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

AUSTRALI:Ushtari më i dekoruar i gjallë i vendit arrestohet për krime lufte

Ushtari më i dekoruar i gjallë i Australisë është arrestuar dhe do të akuzohet për krime të dyshuara lufte në Afganistan, sipas BBC-së.

Ben Roberts-Smith, i konsideruar hero kombëtar për mposhtjen e luftëtarëve talebanë që sulmuan togën e tij u ndalua në Aeroportin e Sidneit dhe do të paraqitet në gjykatë për pesë akuza për vrasje, dhe krime lufte.

Sipas akuzave ish-kaporali i Shërbimit Ajror Special (SAS) dhe fitues i Kryqit të Viktorias kishte vrarë disa afganë të paarmatosur. 47-vjeçari mohon të gjitha akuzat dhe më parë ka thënë se akuzat kundër tij, të cilat ende nuk janë vlerësuar sipas standardeve penale, ishin “serioze” dhe “keqdashëse”.

Gjyqi civil ishte i pari në histori në të cilin një gjykatë ka shqyrtuar pretendimet për krime lufte të kryera nga forcat e armatosura australiane.

Roberts-Smith ka pohuar se vrasjet e dyshuara ose janë kryer ligjërisht gjatë luftimeve.

Në vitin 2020, një hetim i madh, i njohur si Raporti Brereton, gjeti “prova të besueshme” se ushtarët elitarë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 persona në Afganistan, duke rekomanduar ndjekjen penale të 19 anëtarëve aktualë ose ish-anëtarë të Forcave të Armatosura Australiane (ADF).

Roberts-Smith dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj dy burrave të paarmatosur për të “iniciuar” rekrutët dhe ishte i përfshirë në vdekjen e një fermeri të prangosur që e hodhi nga një shkëmb dhe të një luftëtari taleban të kapur rob, këmba protetike e të cilit u mor si trofe dhe më vonë u përdor nga trupat si enë për të pirë.  /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.