☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,696 ▲ +0.3% ETH $2,686 ▲ +0.98% XRP $1.4875 ▲ +1.07% SOL $119.6000 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Lady Gaga anulon koncertin në minutën e fundit: Jam e shkatërruar dhe më vjen shumë keq

Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në minutën e fundit për shkak të një infeksioni respirator, duke shprehur keqardhjen e saj për këtë zhvillim.

Këngëtarja i informoi fansat e saj për problemin shëndetësor me të cilin po përballet përmes një story në Instagram që bëri të hënën, më 6 prill, duke njoftuar se nuk do të performonte në Montreal. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se gjendja e saj ishte përkeqësuar pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar.

Siç shkroi ajo: “Përshëndetje të gjithëve, më vjen shumë keq t’ju njoftoj se nuk do të jem në gjendje të performoj sonte dhe duhet ta anuloj koncertin. Kam luftuar me një infeksion respirator gjatë ditëve të fundit dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar. Megjithatë, gjendja ime është përkeqësuar. Mjeku më ka këshilluar të mos performoj sot dhe, për të qenë e sinqertë, nuk mendoj se do të jem në gjendje t’ju jap cilësinë e performancës që meritoni .”

Më pas ajo shtoi: “ E di sa zhgënjyese është kjo. Dhe vërtet nuk mund të ndihem më keq që ju zhgënjeva. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që bënë plane të ishin atje dhe të më mbështesnin. Të isha në Montreal dhe të performoja për ju të enjten dhe të premten ishte magjike dhe thellësisht domethënëse për mua. Për këdo që do të vinte në shfaqje sot, jam absolutisht e shkatërruar dhe shumë keq .”

Ende nuk është sqaruar nëse koncerti do të riplanifikohet. Turneu Mayhem Ball, i cili filloi verën e kaluar, përfundon me dy shfaqje në Minneapolis më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndalesa e fundit do të jetë Nju Jorku më 13 prill, në Madison Square Garden.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.