Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj ka debatuar me Sali Berishën në Kuvend duke i kërkuar që të mos merret më me familjarët e të tjerëve.
Ajo iu drejtua Berishës duke thënë që duhet të tregojë se si janë shkolluar dhe çfarë bënë fëmijët e tij në kohën që ai ishte kryeministër.
“Zoti Berisha mos u merr me familjarët.
Jeni bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Ulu dhe mos u merr me familjarët me njerëz që kanë punën e tyre jetën e tyre.
Ulu dhe shiko fëmijët e tu dhe si e mbaruan shkollën dhe çfarë bënë sa ishte ti kryeministër.
Për atë jepi llogari popullit shqiptar dhe jo për gjë tjetër”, tha Felaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.