Rajoni

Gjuriç, në Mitrovicën Veriore pa leje nga Kosova

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është parë mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve “KosovaPress”.

Sipas saj, ndonëse nuk iu dha leja për të qëndruar në Kosovë, Gjuriç është parë në konviktin e studentëve “Blloku 5”, në veri të Mitrovicës.

“Gjuriç, edhe pse i është shmangur njerëzve, ka vizituar edhe kreun e partisë ‘SDP’ për disa minuta, Oliver Ivanoviç, ndërsa pritet që këtë të martë të përurojë në Zveçan rreth 33 banesa të reja për banorët e viseve të ndryshme”, thonë burimet e “KosovaPress”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button