Kosova

Gjuriq: Jemi të përkushtuar për dialog, por kjo s’do të thotë anëtarësim i Kosovës në OKB

Serbia mbetet e përkushtuar në dialog, si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por se kjo nuk ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Gjuriq duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby sipas të cilit normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB, ai theksoi se dihet se Serbia e shikon ndryshe nga SHBA-ja statusin e Kosovës, përfshirë edhe çështjen e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

“Serbia mbetet e përkushtuar për dialog, si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button