☁️
Tiranë 22°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.06 ▲7.76%
ARI 4,754 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,682 ▼ -1.48% ETH $2,183 ▼ -1.58% XRP $1.3243 ▼ -0.55% SOL $81.8600 ▼ -0.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.06 ▲7.76 % ARI 4,754 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.06 ▲7.76 % ARI 4,754 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria, investime me privatët në 6 sektorë strategjikë

Qeveria shqiptare mund të marrë pjesë si aksionere, në investime strategjike me qëllim fitimi, bashkë me kompanitë private.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit disa vendime të posaçme, në të cilat jo vetëm që krijojnë hapësirën e pjesëmarrjes së shtetit në investime të drejtpërdrejta, por përcaktojnë edhe kriteret sesi një projekt mund të marrë statusin e investimit strategjik.

Sipas vendimeve, do të jenë 6 sektorë të ekonomisë, të cilët do të konsiderohen si strategjikë. Ato janë: sektori energjetik dhe minerar, ai i transportit, bujqësia, turizmi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit, si dhe zonat me përparësi zhvillimin ekonomik. Do të jenë vetëm projektet në këto sektorë, ato që mund të marrin statusin e investimeve strategjike.

Sipas Këshillit të Ministrave, përfshirja e shtetit në këto investime mund të ndërmerret nga vet qeveria, por mund të propozohet edhe nga kompanitë private, bashkëpjesëmarrëse në investim.

Këto ndryshime i hapin rrugë qeverisë të investojë drejtpërdrejt në ndërtimin e hidrocentraleve, fermave bujqësore, turizëm apo në sektorë të tjerë, në bashkëpunim me privatët. Përfshirja e qeverisë mund të jetë përmes kapitalit financiar nga buxheti, apo përmes vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si toka, ndërtesa, makineri pajisje etj.

Pas realizimit të projektit strategjik, shteti shpërblehet nëpërmjet pagesës së tarifave, fitimeve të realizuara, apo nëpërmjet formave të tjera të përcaktuara në kontratën me investitorin strategjik.

Ligji i ri për investimet strategjike dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, në funksion të tij, rikthejnë shtetin si një investitor jo vetëm i të mirave dhe projekteve publike, por edhe investimeve me qëllime fitimprurëse.

Që prej rënies së komunzimit, shteti shqiptar nuk është përfshirë në asnjë investim në ortakëri me privatët. Por, sipas qeverisë, ndryshimet e reja janë të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të krijuar më shumë punësim, përmes realizimit të veprave që gjenerojnë vlerë të shtuar në ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.