🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,486 ▼1.35%
DOW 45,968 ▼1.28%
NASDAQ 21,420 ▼1.93%
NAFTA 113.01 ▲12.87%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,833 ▼ -3.31% ETH $2,019 ▼ -4.47% XRP $1.2813 ▼ -4.91% SOL $76.9300 ▼ -6.86%
S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Apelit, shtyhet procesi për Arben Frrokun

Gjykata e Apelit ka shtyrë të mërkurën procesin për Arben Frrokun, pasi në seancë mungonte avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, në fillim të muajit prill, shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, biznesmenin e akuzuar nga prokuroria si autor të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamajt, më 24 shkurt 2013.

Pas pafajësisë së Arben Frrokut, çështja u apelua nga prokuroria. Tashmë, seanca e radhës për Arben Frrokun do të zhvillohet më 10 qershor.

I mbajtur nën gjykim për 13 muaj për vrasje në rrethana cilësuese të shefit të policisë, gjykata pranoi vetëm një pretendim të Prokurorisë, që Frroku dhe Lamaj kishin patur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të detyrës së këtij të fundit.

Prokuroria pretendon se gjykata nuk mori parasysh provat e paraqitura prej saj, ndaj vendosi të apelojë çështjen. Ajo do të vijojë “ta mbrojë” në Gjykatën e Apelit akuzën ndaj Arben Frrokut, me dëshmitarin e mbrojtur nga shteti, personin me emrin e ndryshuar Arben Ndoka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.