Kronika

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 18 vjet burg Gate Mahmutajn

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 18 vjet heqje lirie Gate Mahmutajn, i cilësuar si kreu i “Grupit të Zjarrit”, në Lazarat.

Mahmutaj është arrestuar përgjatë vitit 2014,  ku në atë periudhë, Policia e Shtetit ndërhyri në Lazarat për asgjësimin e bimëve narkotike. Në operacion, policia u sulmua me armë zjarri nga disa persona, mes të cilëve ishte edhe Gate Mahmutaj, që thuhet se ka drejtuar grupin e armatosur.

Ndërkaq, ndaj tij rëndon edhe akuza e kultivimit dhe shitjes së kanabisit. Në banesën e Mahmutajt u gjet një laborator i përpunimit të hashashit.

Krimet e Rënda kanë dënuar me 17 vjet burg Arjan Bashën, 12 vjet, Ramadan Bashën, dhe 11 vjet Matias Boçajn. Gjykata ka dënuar me 7 vjet burg Vandam Mahmutajn, djalin e Gate Mahmutajt, po aq sa edhe Klajdi Telemanin. Alteo Haskaj u dënua me 11 vjet burg, ndërsa Endien Shametaj me 12 vjet burg dhe Drini Aliko me 2 vjet burg. Theksojmë se të gjithë të dënuarve do t’u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button