Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë
Gjykata e Lartë rrëzoi të mërkurën kërkesën e Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë.
Kreu i Partisë Kristian Demokrate kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Doshi”. Deputeti Frroku akuzohet për deklarim të rremë në këtë çështje.
Avokatët e Mark Frrokut deklaruan se do të presin Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre Gjykata e Lartë nuk ka bërë një shqyrtim të drejtë.
“Aktualisht jemi në pritje të ardhjes së dokumentacionit që deri në këto momente nuk ka asnjë fakt e provë në lidhje me veprën penale në Belgjikë”, tha avokati Saimir Vishaj, duke iu referuar çështjes tjetër për të cilën Frroku gjendet në burg.
Sipas avokatëve, Frroku është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e burgut.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.